Ilustrim

Katër të lënduar në aksident trafiku në Ferizaj

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dardani në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, nga të cilët kanë mbetur të lënduar tre ngasësit dhe një pasagjere.

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spital, tre nga të cilat janë ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.