Katër Persona Mashtrohen për Punësim në Gjermani

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar një person nën dyshimet se u mori shuma të konsiderueshme katër vetave për t’ua rregulluar dokumentacionin për punësim në Gjermani.

Sipas policisë i arrestuar dyshohet se mashtroi dy burra e dy gra.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

Një javë më parë KALLXO.com shkroi për arrestimin e një personi tjetër në Prizren që dyshohet se mashtroi 15 persona për rregullimin e vizës së punës në Gjermani.