Katër Mjete Shpërthyese në Gjakovë

Një numër i konsiderueshëm i mjeteve të dyshimta eksplozive janë gjetur në qytetin e Gjakovës.

Në fshatin Morinë në orët e pasdites një person anonim kishte lajmëruar për gjetjen e mjeteve të pashpërthyera.

Sipas raportit ditor, me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër mjete të dyshimta.

Ndërkaq, njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë asgjësimin e këtyre mjeteve pa ndonjë incident.