Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Kapet Hajni i Çantave të Krahut

Policia në Prishtinë ia ka dalë të arrestojë një person, i cili dyshohet t’ua ketë vjedhur çantat e krahut dy viktimave femra.

Sipas raportit të përditshëm policor, vjedhja në fjalë ka ndodhur në rr. “Qamil Hoxha” të kryeqytetit më datë 16.06.2016 rreth orës 21:00.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar një muaj më vonë, më 17 korrik.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.