Kapet me Drogë dhe Mulli për Bluarjen e Marihuanës

Policia njofton për arrestimin e një të dyshuare tek e cila gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli që përdoret për bluarjen e marihuanës.

Rasti, i cili po trajtohet si posedim i substancave narkotike, ka ndodhur dje në Istog rreth orës 11:10.

E dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.