Ilustrim

U ndalua për kontroll nga policia, dyshohet se iu gjet marihuanë në veturë e trup të dyshuarit

Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Të njëjtit policia i gjeti narkotik në veturë.

Në bazë të njoftimit të policisë të 23.03.2024, është ndaluar fillimisht vetura dhe gjatë kontrollit në të njëjtën është gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë.

Ngjarja u regjistrua në Lagjen Sofali në Prishtinë. Përveç në veturë, policia ka njoftuar se edhe në trupin e të dyshuarit gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 27 gram, një grinder që shërben për bluarjen e marihuanës, një role me folje që shërben për mbështjellje të marihuanës si dhe dy peshore.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.