Ilustrim

Posedonte 11 qese me marihuanë në xhep dhe 41 në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në trup, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej  në peshë 46.1 gram.

Policia njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje