Ilustrim

Policia arreston dy persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 18:30 njësia policore ka ndaluar veturën në të cilën ishin dy meshkuj dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.