Policia kontrollë, Foto: KALLXO.com

U ndalua nga policia e iu gjet kokainë në veturë, doli se kërkohej me urdhër të gjykatës 

Një person është ndaluar nga policia në Prishtinë në orët e pasditës së datës 08.03.2024. 

I njëjti është arrestuar pasi që në veturën të cilën ishte duke drejtuar policia i gjeti edhe lëndë narkotike të llojit kokainë. 

Sasia e konfiskuar e kokainës sipas policisë ishte 15 gram. 

Në anën tjetër i njëjti pasi ishte identifikuar edhe nga ana e policisë, doli se kishte edhe një urdhëresë aktive. 

Ai është intervistuar nga ana e policëve dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit. 

Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. 

Rasti është iniciuar si posedim i paautorizuar i narkotikëve.