Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Kapen me Drogë në Pikën Kufitare

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollimit të veturës u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 65 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuarit i janë dorëzuar njësitit anti-drogë, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.​

Rasti, i cili po trajtohet si posedim i paautorizuar i narkotikëve ka ndodhur mbrëmë në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë.