Kanosje në vend të punës

Një e punësuar në një kompani private raportoi në polici se derisa punonte është kërcënuar me armë nga një person.

Ngjarja, sipas ankueses, ndodhi të enjten në Prishtinë.

“Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën, të cilën dyshohet se e ka ekspozuar i dyshuari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit rasti shkon sipas procedurës së rregullt.