Kanosi Gruan, Vajzën dhe Dhëndrin në Prani të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 22:40 pasi që kishte kanosur tre persona të tjerë në prani të zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, personi i arrestuar ka kanosur gruan, vajzën dhe dhëndrin, ndërsa pas intrevistimit, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër që ka ndodhur dje në mëngjes në Podujevë, Policia njoftoi se një person është ankuar se djali i tij, për të cilin raportohet se është probleme shëndetësore mendore, e kishte sulmuar fizikisht nënën.

“Te viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme trupore dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.