Objekti i Komunës së Deçanit | Foto: KALLXO.com

Kanoset verbalisht zyrtari në vendin e punës në Deçan

Një zyrtar në Qendrën për Punë Sociale është kanosur verbalisht nga një burrë në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në Deçan rreth orës 10:00.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.