Kampioni dhe nënkampioni i Kosovës ndeshen sot në Gjilan

Kampioni në fuqi në futbollin e Kosovës, KF Drita, sot pret nënkampionin e vitit të kaluar KF Prishtina në Gjilan në kuadër të javës së 6 të Ipko SuperLiga e Kosovës.

Me fillim prej orës 15:45 në qytetin e Gjilanit do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të mëdha të kampionatit vendor.

KF Drita vjen pas një serie prej 4 humbjeve me radhë ndërsa KF Prishtina pas fitores ndaj Ferizajt.

Intelektualët do të luajnë ndeshjen e parë me trajnerin e ri, Shpëtim Duro.

Vitin e kaluar Drita ishte shpallur kampion i Kosovës vetëm në ndeshejn e fundit, pikërisht ndaj Prishtinës.

Drita kishte triumfuar edhe në superkupën e Kosovës ndaj Prishtinës, në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

K.F Drita momentalisht gjendet e parafundit në tabelë me vetëm 3 pikë, ndërsa në fund të tabelës gjendet KEK-u që nuk ka fituar ende asnjë pikë. Ndërsa KF Prishtina gjendet në pozitën e katërt dhe në rast të fitores do të kalonte në vendin e tretë në tabelë.