KALLXO 360: MeDet Lipjani

Reshjet e shiut të ditëve të fundit e kanë nxjerrë nga shtrati lumin “Sitnica” në afërsi të Lipjanit duke bërë që të përmbyten fusha të tëra përgjatë shtratit të lumit.

Kamera 360 shkallë e KALLXO.com ka xhiruar gjendjen në këtë lum dhe në oborrin e shkollës “Ismail Luma” që gjendet në afërsi të shtratit të lumit.

Nëse gjendja deri nesër nuk përmirësohet, shihet se edhe mbajtja e procesit mësimor në këtë shkollë vihet në pikëpyetje.