Kadri Veseli - Foto: Facebook

Kadri Veseli i fton në takim kryetarët e partive politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike për tryezën e radhës që pritet të mbahet të martën në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Temë diskutimi në këtë tryezë sipas ftesës së PDK-së është arritja e konsensusit politik për agjendën shtetërore.

Përveç kësaj, Veseli u’a ka dërguar edhe pikat e rendit të ditës që janë të njëjta me platformën të cilin ai e kishte publikuar javën e kaluar.

“Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Agjendën e Integrimeve Evropiane, Formimin e Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u kishte dërguar ftesë krerëve të partive politike por në fund as ai vet e asnjë kryetarët e tjerë të partive politike, përveç Gezim Kelmendit të partisë Fjala nuk kishin marrë pjesë.

KALLXO.com raporti dje se PDK-ja do ta thërras këtë tryezë në fillim të javës së ardhshme.

http://kallxo.com/pdk-nikoqire-e-takimit-te-partive-ne-fillim-te-javes-se-ardhshme/