
Ahmet Isufi, Deputet, AAK
Isufi: Ekipi i unitetit nuk do të lejoj të shkohet jashtë vijave
06.9.2018 - 12:06
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi në hollin e Kuvendit tha para gazetarëve se Qeveria e ka ofruar këtë ekip të unitetit që nuk lejon të shkohet jashtë vijave të kuqe.
“Ne kërkojmë që ekipi i unitetit të aprovohet në Kuvendin e Kosovës që t`i jap llogari Kuvendit. Kjo është mënyra më e mirë edhe për opozitën. Ne i kemi ofruar opozitës që të jetë në këtë ekip që nuk lejon të shkohet jashtë vijave, që të mos shkohet individualisht”, tha në mes tjerash Isufi.
Seanca e thirrur nga partitë opozitare u mbyll nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për mungesë të kuorumit.
Në ora 14:00 është thirrur mbledhja e kryesisë për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme të Kuvendit.