Marrëveshja Kosovë – Serbi, do arrihet brenda 5 vjetësh

Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, është e pritshme për shumicën e qytetarëve në të dy vendet, të anketuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

48 për qind e tyre, vlerësojnë se marrëveshja bëhet brenda 3 deri në 5 vjetësh. 15 për qind e tyre, besojnë se ajo mund të arrihet këtë vit. Ndërsa janë plotë 23 për qind e të anketuarave që thonë se kjo nuk do ndodhë kurrë.

10 për qind e respodentëve nuk janë deklaruar, ndërsa, meqë hulumtimi është kryer vitin në muajt shtator – tetor, dhe janë anketuar mbi 1,100 qytetarë në dy shtetet, rezulton se 3 për qind prej tyre kishin bindjen se marrëveshja do të ndodhte brenda vitit 2020-të.