
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier në takim me negociatorët e bisedimeve të Vjenës 2006/2007 - Foto: Jeffrey M. Hovenier / Twitter
Ambasadori i SHBA-së takoi “Ekipin e Unitetit” të Kosovës të kohës së bisedimeve të Vjenës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, është takuar me anëtarët e Ekipit të Unitetit të Kosovës të bisedimeve të Vjenës të viteve 2006-2007.
“I lumtur që prita miqtë e vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Tutje, ambasadori ka thënë se kanë kujtuar të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që nga atëherë. “Diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike”, ka shtuar ai.
(1/2) Grateful to host old friends for a reunion dinner of Kosovo’s “Unity Team,” negotiators at the 2006/2007 Vienna talks. pic.twitter.com/0HXjIqG1en
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022