Ismet Beqiri në konferencën për gazetarë | Foto: KALLXO.com

Ismet Beqiri rizgjidhet kryetar i LDK-së në Kodrën e Trimave

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri është rizgjedhur kryetar i Degës së parë të Kodrave të Trimave në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook ku tha se për këtë pati përkrahjen e 88 votoave.

“Pas përfundimit të suksesshëm të Kuvendeve zgjedhore në 20 Nëndegë, ku u zgjodhën Kryetarët e Nëndegëve, Kryesitë e Nëndegëve (me diku 210 anëtarë)dhe Delegatët e degës(96). U mbajt edhe Kuvendi zgjedhor i Degës. Falenderoj Delegatët për përkrahjen unanime të tyre,(88 vota), për besimin e dhënë në rrugëtimin tonë mëtejmë të përbashkët”, ka shkruar Beqiri.

Ai shtoi se Kuvendi i kësaj dege zgjodhi Kryesinë e re të Degës dhe Delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.

Falenderim i veçantë për Komisionin e e Degës dhe 20 Kryetarët e nëndegëve për punën e madhe e të palodhshme. Anëtarësia dhe veprimtarët e LDK-së të Kodrës së Trimave janë burim frymëzimi për punën time. dhe ky Kuvend, Delegatët e tij, ua mbyllen gojën gjithë dashakqinjëve, Dega e I-rë e LDK-së, mbetet bastion i fuqishëm”, tha Beqiri.