Bajram Hasani, ish-minister i Tregtise

Ish-ministri i Haradinajt kërkon që Kosova të largohet nga CEFTA

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që Kosova të tërhiqet nga CEFTA.

Hasani ka theksuar se vendimi i vënies së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bonje Hercegovinës, që sipas tij, është koha që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje.

“Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA’s të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi të përfaqësuar si UNMIK” ka shkruar ish ministri në profilin e tij në “Facebook”.

“Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë” ka shtuar ai në këtë postim.

Sipas tij, rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK.

Bajram Hasani ishte liruar nga pozita e ministrit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në shtator të këtij viti.