Intervistohet në polici i dyshuari për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës konfirmoi se një i dyshuar për vrasjen e djeshme në Prishtinë është duke u intervistuar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se aktualisht hetuesit policorë janë duke e marrë në pyetje një person për të cilin ajo tha se është i dyshuari kryesor për këtë vrasje.

KALLXO.com mëson se i dyshuari është familjar i gruas së viktimës.

“I dyshuari kryesor për vrasjen e ditës së djeshme është duke u intervistuar në Polici”, tha Ahmeti.

“Ka pasur edhe të tjerë të shoqëruar në Polici të cilët janë intervistuar dhe më pas janë liruar”, shtoi ajo.

Vrasja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

https://kallxo.com/policia-identifikon-te-dyshuarin-per-vrasjen-e-27-vjecarit-bastis-tre-lokacione/