Inspeksioni ndaloi punimet në terrasa në lagjen Dardania në Prishtinë

Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se 5 terrasa të ndërtuara pa leje ua kanë ndaluar punimet.

Siç njoftoi Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’, punimet janë ndaluar në ndërtesën në lagjen Dardania.

“Njoftimi nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve (080012233) ka bërë që Inspektorët e Ndërtimit të reagojnë në këtë rast në lagjen Dardania. Pesë terrasa të ndërtuara shpejtë ditëve të fundit, pa leje”, ka shkruar Tahiri.