Ilir Deda: Kosova ka ngelur në MSA

Deputeti i Alternativës që është pjesë e grupit parlamentar të LDK-së, Ilir Deda në fjalën e tij në Kuvend ka vlerësuar se Kosova ka ‘ngelur’ në provimin e MSA-së.

Sipas tij, Kosova nuk ka qenë në gjendje ta përmbush kontratën që e ka me Bashkimin Evropian.

“Kur te shikojmë vlerësimin e zbatimit të kontratës së Kosovës me BE-në, të MSA-së e shohim edhe gjendjen e vendit tonë edhe aftësinë e vendit tonë të përmbushur kontratën që e ka marrë. Nëse do të jepej një notë për Kosovën në zbatimin e saj, Kosova do të ngelte dhe nuk do ta kalonte as një provim. Edhe nëse e shohim tremujorin e 2018-ës, po shihet që Kosova nuk po përgatitet as për vjeshtë, do të ngelë edhe në vjeshtë”, tha gjatë fjalës së tij, deputeti Deda.

“Nëse e kemi 0 deri në rastin më të mirë 30% të zbatueshmërisë së programit që e kemi përpiluar dhe aprovuar vet, pas një pune të madhe që është bërë që Kosova ta ketë MSA-në. Tash, edhe këtu po e shohim me mosprezencën e kabinetit qeveritarë se sa e marrin seriozisht, shumica sepse kryeministri nuk presim të jetë këtu. Ata nuk e marrin seriozisht këtë kontratë të Kosovës me BE-në, sepse me rëndësi për ta është me i pas 80 zëvendësministra, më me rëndësi është 53 milionë euro vjedhje industriale e parave të buxhetit publik”, tha në mes tjerash deputeti Ilir Deda.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejtë këtë seancë.

LIVESeanca e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 19 juin 2018