Ilustrim

I dyshuari që tentonte të vidhte gjuan me armë në drejtim të policëve

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 03:00 të mëngjesin lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se policia në vendin e ngjarjes ka hasur në një person të dyshuar i cili është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje të veturës.

“Policia ka vepruar shpejtë në rast dhe me të arritur në lokacion, i dyshuari ka filluar të shtie me armë në drejtim të policisë”, ka thënë Kelani.

Ai tutje ka shtuar se përkundër sulmit të personit të dyshuar në drejtim të policisë, policët nuk janë zmbrapsur dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, i cili pastaj është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejme.