Ilustrim

Shtihet me armë zjarri në një lokal në Podujevë, viktima ankohet se i janë kërkuar para

Disa persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një lokali në Podujevë, më 20.04.2024. 

Ankuesi ka deklaruar në Polici, se dy muaj më herët njëri prej të dyshuarve i ka dërguar një mesazh duke i kërkuar një shumë parash. 

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa të dyshuarve gjatë kontrollimit nuk u është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar vepër penale “detyrim, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.