Ilustrim Foto: Policia e Kosovës
Mitrovicë, 5 të arrestuar, konfiskohen tri armë zjarri
Pesë persona janë arrestuar më 06.03.2024 nën dyshimin për përfshirje në mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, në rrugën “Azem Galica”.
Sipas Policisë, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë zjarri dhe 31 fishekë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje. Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe (31) fishekë”- thuhet në njoftim.
Ndërsa tutje është bërë e ditur se pas intervistimit, të dyshuarit A.A., 66-vjeçar, për veprën penale – armëmbajtje pa leje me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Po ashtu thuhet se ndalimi policor është caktuar edhe për të dyshuarin L.Xh., 33-vjeçar, i dyshuar për veprën penale – sulm ndaj personit zyrtar.
Ndërsa tre nga të dyshuarit e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.