I dyshuari per skandalin e mishit ne Gjykaten e Pejes - 18.01.2019

I dyshuari për skandalin e mishit të prishur në Pejë ishte i dënuar për të njëjtën vepër nga Gjykata

I dyshuari për skandalin me mishin e prishur në Pejë ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër.

Sali Shkuliqi, personi të cilit iu zunë mbi 1000 kilogram mish i prishur është i njohur për organet e drejtësisë.

Ndaj tij janë zhvilluar disa procedura penale pikërisht për të njëjtën vepër penale.

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij pikërisht për këtë vepër penale edhe më parë.

Duke vendosur sipas aktakuzës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Pejë, e kishte dënuar Sali Shkuliqin me tre muaj burgim me kusht për periudhë verifikimi 1 vjeçare.

Pikërisht gjatë periudhës së verifikimit të njëjtit në lokalin e tij i janë gjetur mbi 1000 kilogram mish i prishtë i cili kishte për qëllim të shitej në treg.

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-skandalin-me-mishin-e-prishur-sillet-ne-gjykate/

https://kallxo.com/ekskluzive-fotografite-e-mishit-te-prishur-ne-peje-nga-dosja-e-prokurorise/

.

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’’