Arkiv: Ilustrim

Në Klinë konfiskohet dhe asgjësohet një sasi e madhe e mishit të dyshimtë

Një aksion i radhës i Prokurorisë së Pejës në qytetin e Klinës  ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e një sasie të madhe të mishit.

Sipas Prokurorisë, një sasi e konsiderueshme e mishit është konfiskuar pasi nuk i plotësonte kushtet për konsum, e pastaj është dhënë urdhër që mishi të asgjësohet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me kërkesë të Prokurorisë në Pejë janë bastisur dy lokacione në Komunën e Klinës, ku në koordinim të plotë me AVUK dhe policinë është kryer aksioni, janë ndaluar dy persona dhe është asgjësuar një sasi e konsiderueshme e mishit” tha Nikci.

Kallxo.com ka raportuar edhe për dy aksione të Prokurorisë Pejë, qe kanë rezultuar me asgjësim të mbi 4 tonelata mish.

Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

kallxo.com/lajm/skandali-me-3-4-tonelata-mish-arrestohet-pronari-i-kompanise-buquku/