Arkiv

Skandali i radhës, Prokuroria në Pejë asgjësoi mbi 1000 kilogramë mish të prishur

 

Një aksion i Prokurorisë së Pejës në një lokal të mishit në Pejë ka rezultuar me asgjësimin e një sasie të madhe të mishit.

Sipas prokurorisë mbi 1,100 kilogramë mish janë konfiskuar pasi nuk i plotësojnë kushtet për konsum, e pastaj është dhënë urdhër që mishi të asgjësohet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se lidhur me rastin një person është ndaluar për 48 orë.

Kallxo.com ka raportuar muajin e kaluar edhe për një aksion të Prokurorisë në Pejë, qe ka rezultuar me asgjësim të mbi 3 tonelata mish.

 

Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

.