Humbjet e Kosovës nga Maunat e Padoganuara

Sipas të dhënave nga Dogana, Kosova në vitin 2015 nga Republika e Serbisë ka importuar 708.5 mijë litra naftë me vlerë prej 335 mijë euro dhe 33.1 milionë litra gaz në vlerë prej 7.9 milionë euro.

Nga këto të dhëna del se në Kosovë gjatë një muaji mesatarisht nga shteti fqinj për vitin 2015 kanë hyrë 59 mijë litra naftë apo 27.9 mijë euro dhe 2.75 milionë litra gaz apo 658 mijë euro.

Kosova nga ky vend sasinë më të madhe të naftës e ka importuar në muajin nëntor me vlerë prej 86 mijë litra, kurse sasia më e vogël është importuar në muajin prill 13 mijë lira. Ndërsa, sasia më e madhe e gazit është importuar në muajin shtator me 4.2 milionë lira dhe sasia më e vogël e importuar është muajin dhjetor me 136 mijë litra.

Importet e naftës nga Serbia (Burimi Dogana e Kosovës)
Importet e naftës nga Serbia (Burimi Dogana e Kosovës)
Importet e gazit nga Serbia (Burimi Dogana e Kosovës)
Importet e gazit nga Serbia (Burimi Dogana e Kosovës)

Por maunat me naftë e gaz nga Serbia nuk janë duke hyrë në Kosovë që nga 21 marsi kur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë vendosi masa reciprociteti ndaj shtetit fqinj.

Masat e ndalimit të këtyre maunave u vendosën pasi Serbia nuk po njeh certifikatat ADR të Kosovës. Këto certifikata janë të nevojshme për makinat që transportojnë materiale të rrezikshme.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami njoftoi për mosnjohjen nga Kosova të certifikatave ADR të Serbisë në mbledhjen e qeverisë para tetë ditësh.

“Me këtë vendim është obliguar Dogana e Kosovës që të mos e njohë certifikatën e ADR-së të lëshuar nga autoriteti serb. Vendimi është marrë pas përpjekjeve të shumta të Qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut,” njoftoi ministrja.

http://kallxo.com/kosova-masa-reciprociteti-serbine

Në një komunikatë për media të dërguar dje nga Dogana e Kosovës thuhet se që nga dita e zbatimit të vendimit ky institucion ka refuzuar hyrjen, përkatësisht ka kthyer mbrapa pesë mauna me naftë dhe gaz natyror.

Për këto pesë mauna të kthyera dogana ka humbur (nuk ka mundur të mbledhë) 16 mijë euro, ndërsa sipas këtij trendi të kthimit pas të maunave humbjet nga mosdoganimi janë 96 mijë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, për KALLXO.com tha se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, për të gjithë ato kompani që eksportojnë derivate të naftës dhe gazit në Kosovë.

Gjithashtu, ai tha se Dogana e Kosovës edhe në ditët në vazhdim do të bëjë kthimin e maunave pasi që është zbatuese e vendimeve që vijnë nga Qeveria e Kosovës.