Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti: Caktoni çdo ditë seanca të Kuvendit, ne nuk votojmë

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ripërsëriti qëndrimin e grupit të tij parlamentar për të bojkotuar votimin në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se nuk kanë ndërmend të ndërrojnë qëndrim.

“Asnje pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund të caktohen çdo ditë seanca të Kuvendit, por qëndrimi jonë mbetet i njëjte, siç ishte në seancën e sotme.Jemi të vendosur të ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, shkroi Hoti.

Deputetët e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzojnë të votojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës.