‘Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX’ nderohet me çmim nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Vepra “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”,  grup autorësh e botuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë është vlerësua me çmimin shkencor “Çabej” për 2018, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Ky çmim për këtë vepër u dha sot, gjatë ceremonia së shpalljes së fituesve të Çmimeve Shkencore Kombëtare, Edicioni III, për 2018, nga ASHSH.

Përmes llogarisë në rrjetin social fejsbuk, AShSh njofton se çmimin “Çabej” e ka fituar vepra “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, e botuar nga Instituti i Historisë, të Akademisë së Studimeve Albanologjike, përgatitur nga një grup autorësh i jepet për shkak të rëndësisë dhe rezultateve shkencore që sjell ky botim.

Sidomos pasi ky botim trajton historinë e shqiptarëve edhe jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar.

AShSh gjatë ceremonisë së sotme ka ndarë edhe disa çmimet tjera për rezultatet shkencore. Kështu me çmimin “Radovicka” u nderuar akademik Jani Vangjelit për veprën “Atlas i Florës së Shqipërisë”, çmimi i karrierës iu dha akademik Luan Omarit, kurse  studiuesit Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore u shpallën fitues të çmimit Kërkuesi i ri më i suksesshëm, për veprën “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane”.