Të premten mbahet konferenca shkencore ‘Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët’

Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), të premten më 13 tetor 2023 do të mbahet konferenca shkencore “Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët”.

Kjo konferencë shkencore mbahen në 111 vjetorin e fillimit të mbajtjes së këtij kongresi, vendimet e të cilit copëtuan trojet etnike shqiptare në prag të Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimit të Perandorisë Osmane.

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e ASHAK-ut në Prishtinë.

Sipas programit, në konferencën shkencore “Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe shqiptarët” me kumtesat e tyre do të prezantohen studiues të njohur të historiografisë shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër u mbajt nga dhjetor i vitit 1912 deri më maj të 1913.