Foto: KALLXO.com.

Akademikët shpalosin studimet për shqiptarët në Britani dhe në vendet euro-veriore

Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në  vendet euroveriore kanë rëndësi të madhe shkencor dhe që nga shekulli i 18-të, janë referenca shumë me vlerë për historinë e shqiptarëve. Studiues e këtyre vendeve konsiderohen edhe prej themeluesve të studimeve albanistike.

Këto konkuldime dolën sot gjatë Konferencë shkencore ndërkombëtare dyditore, “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” po mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë (ASHAK).

Konferenca ka nisur sot dhe është organizuar nga ASHAK-ku dhe Akademia e Shkenca e Shqipërisë (ASHSH), ndërsa po marrin psejë studiues të huaj dhe shqiptarë.

Akademik Rexhep Ismajli, tha në hapje se kjo konferencë është vazhdim e konferencave të më parshme shkencore që ASHAK ka mbajtur për studimet shqiptare, në vendet tjera, atyre gjermanishtfolëse, në Francë, Itali e Shtetet e Bashkuara.

Kjo konference por edhe ato të kaluarat organizohen edhe në përgjigje të nevojave për komunikim sa më të hapur midis studiuesve të mjediseve të ndryshme, çka ka bërë që fokusi i interesimeve të mos ndalet vetëm tek studimet albanistike.

“Interesimi i autorëve britanikë për botën shqiptare shtyhet në kohë deri nga fillimi i shekullit të 18-të, kur historiani Gibon, për Shqipërinë fliste si për një tokë brenda harkut të Italisë. Një kontribut dhanë edhe studiuesit nga vendet veriore, të cilët sollën kontribut të rëndësishme për albanologjinë, siç është rasti i Pederseni”- tha ndër të tjerash Ismajli.

Akademik Mehmet Kraja, kryetar i ASHAK-ut gjatë fjalës së tij tha se që më shumë se tre shekuj interesimi i studiuesve të huaj për albanologjinë nuk ka rresht asnjëherë dhe siç tha ai, studiuesit e huaj ishin ata që vunë themelet e shkencës albanologjike.

“Studimet e tyre kanë rëndësi të shumëfishtë për shqiptarët, ata edhe e kanë afirmuar çështjen shqiptare, mbi të gjitha Kosovës”- tha ai, duke kritikuar qasjen e Universitetit të Prishtinës, karshi degëve të Gjuhës dhe Letërsisë shqipe të Fakultetit Filologjik të UP-së.

Një fjalë rasti mbajti edhe akademik Gëzim Hoxha, nga ASHSH. Akademik Hoxha tha gjatë fjalës së tij se Britania dhe në vendet euro-veriore ka një traditë të gjatë të sutudimeve për shqiptarët në tërësi.

“Në këtë konferencë, studiuesit vijë me një gamë të gjerë interesimesh nga fusha të ndryshme të dijes”- tha akademik Hoxha.

Konferenca “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” do t’i vazhdojë punime edhe nesër në ASHAK.