Foto: KALLXO.com

Haziri: Vetëvendosje kurrë s’e ka respektuar Ibrahim Rugovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk e ka treguar as respektin më të vogël për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.

“Ky subjekt asnjëherë nuk ka treguar respektin më të vogël për Ibrahim Rugovën. Vetëvendosje kurrë nuk ka treguar se çfarë qëndrimi ka për presidentin historik, Ibrahim Rugova. Është mirë ta rishikojnë pozitën e tyre” ka thënë Haziri në RTK.

Sipas tij, nëse ata nuk e respektojnë Rugovën, atëherë LDK e ka të vështirë të ndërtojë partneritet politik me Vetëvendosjen.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje ka ushtruar një opozitarizëm të pashembullt ndaj Isa Mustafës.

Sipas Hazirit, ka vullnet bashkëpunimi LDK-Vetëvendosje dhe takimi Mustafa-Kurti është faza e parë e bashkëpunimit./RTK