Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haxhiu: Deklarata e Abelard Tahirit nënkupton ‘kapjen e shtetit’

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e kishte publikuar atë në faqen zyrtare të kësaj ministrie.

Haxhiu e ka ironizuar ketë publikim, të cilën ajo e quan ‘kapje e stërkapje e shtetit’.

Në komunikatën e Tahirit thuhej se ai “kundërshton pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se institucionet e sundimit të ligjit janë përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave”.

Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook:

Ja dhe komunikimi publik i Ministrisë së Drejtësisë. Ëebfaqja në fjalë sikur me qenë e PDK-së dhe jo e institucionit publik.

Nuk ka çka të vërtetoj tjetër përpos konceptit që kanë këta për detyrën publike. Kapje e stërkapje e shtetit.

ps:Kur të ikin nga ekzekutivi (e kjo do të ndodhë shumë shpejt), kanë me tentu dhe karrigat rrotulluese me i marrë me vete.