Haradinaj: Telekomi me 60 milionë euro borxh të trashëguar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar gjendjen në të cilën e ka gjetur Telekomin.

“Gjendjen çfarë e kemi sot realisht kemi trashëguar një gjendje financiare. Borxhi total i kompanisë është 60 milion euro nga të dhënat që i posedojmë ne nëpër vite dhe ka vazhdu kështu”, tha Haradinaj.

Sipas tij, gjendjen e tillë e ka e ka shkaktu menaxhimi i dobët, mungesa e një plani të biznesit, pezullimi i investimeve, kontratat e dëmshme, proceset e dëmshme, arbitrazhet e humbura, etj.

“Pas identifikimit të gjendjes ne e kemi skanuar gjendjen. Kemi kërku ndërprerjen e kontratave komerciale që lejojnë edhe më tutje funksionimin”, tha Haradinaj.

Sipas tij me Bordin e drejtorëve ekzistues kanë kërkuar të themelohet një grup që i vlerëson kontratat e qirave, kanë kërkuar që me u përgatit plan që buron prej tyre që ta shmangin falimentimin e ndërmarrjes dhe mi ndal humbjet.