Ndërtesa e Parlamentit Europian në Bruksel - Foto: REL/EPA
Haradinaj pret në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian
02.1.2019 - 10:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet sot me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Përmes një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se takimi fillon në orën 16:00.
Ky takim do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë. Ndërsa, sipas një njoftimi, Wieland nesër do ta vizitojë Komunen e Drenasit, ku do të takohet edhe me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin.