Takimi i Ramush haradinajt me përfaqësues të Bechtel-Enkas | Foto: ZKM

Haradinaj i Premton Mbështetje Bechtel-Enkas

Kryeministri Ramush Haradinaj në një takim që e zhvilloi sot me përfaqësues të Bechtel-Enkas, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, u premtoi atyre partneritet dhe mbështetje.

“Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Bechtel-Enka është duke ndërtuar Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, ndërsa më parë ndërtoi “Rrugën e Kombit” në pjesën shqiptare dhe atë kosovare.

Në takim me Haradinajn, sipas komunikatës, të pranishëm ishin Craig Albert, president për infrastrukturë dhe Mehmet Tara, president i Enka-s.

Në komunikatë u bë e ditur se Haradinaj u ka thënë përfaqësuesve të Bechtel-Enkas se “Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë”.

Më 28 tetor në punishten e Bechtel-Enkas vdiq njëri nga punëtorët pasi u shkel nga një kamion.

http://kallxo.com/vdes-punetori-ne-punishten-e-bechtel-enkas/

Autostrda Prishtinë-Hani i Elezit që mban emrin e Arbën Xhaferit pritet të përfundojë në fund të vitit 2018, ndërsa punimet në të nisën në korrik të 2014-ës.