Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Haradinaj po i përcjellë me vëmendje zhvillimet pas aksidentit

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka njofuar se është duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet pas aksidentit të autobusit ku mbetën të lënduar 31 persona.

Haradinaj ka shkruar se më të marrë vesh lajmin ka dërguar zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha në spital, i cili tani është duke e mbajtur të informuar.

Ai ka falemnderuar personelin e spitalit rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe professional në ndihmë të pacientëve.

 

Ky është statusi i plotë i Kryeministrit:

Me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete.

Falenderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve.