Ramush Haradinaj

Haradinaj pas deklaratave të Veselit: Nuk ndërrojmë qëndrime

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së qeverisë ka folur edhe për raportet me brenda koalicionit qeveritar  në raport me taksën për produktet serbe dhe boshnjake.

Ai i pyetur nga gazetarët nëse ndihet i tradhtuar nga koalicioni qeveritar, specifikisht PDK-ja, ai tha se qëndrimet e tij për taksën nuk ndërrojnë

“Nuk e di se kush tradhton. Nuk e di nëse ka tradhti. Ju i keni pa dokumentet që u janë dërguar Quint-it. Në këto aspekte jam, nuk ndërrojnë këto qëndrime”, tha Haradinaj.

Në mëngjesin e sotëm kryeministri Haradinaj i ka dërguar një letër kryeministrave të botës në të cilën i ka sqaruar edhe një herë se statusi dhe territori i Kosovës nuk janë në tavolinën e bisedimeve në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme përmes një letre drejtuar ambasadorëve të Quint-it dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, ka bërë të ditura kushtet për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake. Mirëpo për këtë letër ai nuk ka marrë mbështetjen e kryeparlamentarit Veseli i cili ka kërkuar pezullimin e taksës brenda 120 ditëve.

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/

https://kallxo.com/haradinaj-kryeministrave-te-botes-statusi-dhe-territori-i-kosoves-nuk-jane-ne-tavolinen-e-bisedimeve/

https://kallxo.com/5-kushtet-e-haradinajt-per-heqjen-e-takses/