Këshilli për Zhvillim Ekonomik - 26.02.2019 - FOTO KALLXO

Haradinaj kërkon që bizneset në periudhë të investimeve të lirohen nga tatimet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kërkoi që të shihen mundësitë që kompani të ndryshme të lirohen nga tatimet për periudha të caktuara kohore.

Sipas Haradinajt, deri në takimin e ardhshëm të Këshillit duhet shikuar se cilat janë mundësitë që t`i marrin parasysh disa nga kërkesat e bizneseve që sipas tij i ka marrë gjatë vizitave në terren.

“Nëse do të ishte e mundur që kohën që e kemi para vetes ta shfrytëzojmë deri në takimin e ardhshëm. Ajo që dëshiroj me ju nxitë sot me ju thanë pas vizitave të mia në kompani të ndryshme p.sh. a ka mundësi periudhë të investimeve ku nuk paguhet tatim në periudhë të caktuar, a ka mundësi përkrahje financiare për hapjen e vendeve të punës?”, tha Haradinaj.

“Kam marrë edhe shqetësim për çështjen e pagave, sepse po ndihen të rrezikuar dhe anashkaluar, ne e kemi diskutuar projektligjin e punës dhe pushimin e lehonisë”, tha ai.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është duke i zhvilluar punimet pa praninë e mediave.