Haradinaj flet për sfidat e grave në “Javën e Gruas 2019”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në fillimin e “Javës së Gruas 2019”organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik(NDI), që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave.

Me anë të një postimi në Facebook kryeministri ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes.

“Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike”, ka shkruar Haradinaj.