Foto: KALLXO.com

Haradinaj bën thirrje që mos të rriten çmimet kur janë diaspora në Kosovë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrjeve rrjeteve tregtare dhe kompanive që të mos ketë rritje të çmimeve kur diaspora vjen në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë nëse do të kishte ulje të çmimeve.

“U bëj thirrjeve rrjeteve tregtare, të gjitha kompanive që mos ta bëjnë një gjë të tillë. Në fakt në shenjë solidariteti do të ishte mirë me bo kujdes, ndonjë lehtësi, ndonjë lirim, e jo të rriten çmimet në këtë kohë”, ka theksuar Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka thënë se duhet të ketë kujdes ndaj diasporës për shkak se ata kanë shumë mundësi të tjera ku të kalojnë pushimet por zgjedhin të vijnë në Kosovë.

“Se ata zgjedhin me ardhë në Kosovë kur kanë edhe shumë mundësi të tjera ku munden me shku e na duhet me bo kujdes me këtë, pra mos me u dërgu një porosi e gabuar”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka organizuar sot pritje për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Para bashkatdhetarëve të pranishëm Haradinaj iu ka thënë se Kosova nuk i ka harruar ata.

“Ne nuk ju kemi harruar, sepse jeni gjaku jonë, familja jonë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kallxo.com ka transmetuar live pritjen e bashkatdhetarëve nga Haradinaj.

Ramush Haradinaj i pret në ndërtesën e Qeverisë bashkatdhetarët

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 29 juillet 2019