Hamza takohet me Guvernatorin e Bankës së Këshillit të Evropës

Në Paris të Francës, ministri i Financave Bedri Hamza, është takuar me Guvernatorin e Bankës së Këshillit të Evropës (CEB), Rolf Wenzel.

Në këtë takim zyrtar, është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe CEB-it.

“Gjatë takimit, gjithashtu u theksua edhe një herë kërkesa për mbështetje financiare për projektin për banim social në Kosovë dhe për projektin për sektorin e shëndetësisë që ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për kujdesin sekondar dhe terciar nëpër disa komuna, për të cilin studimi i fizibilitetit është në përfundim e sipër, si dhe për projektet për themelim të ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla për të rinjtë inovator”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Ndërsa Guvernatori Wenzel ka shprehur përkrahjen e Bankës për ta mbështetur Kosovën drejtë reformave në sektorin social dhe shëndetësor.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Hamza pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe OECD-së.