Ardit Ferizi (djathtas). Foto: Facebook

Hakeri i Dyshuar Kosovar i ISIS-it Paraqitet në Gjykatë

Ardit Ferizi ishte burgosur në Malajzi tetorin e vitit të kaluar kaluar për pretendimet se ka kryer sulm kibernetik në një qendër të dhënash dhe i ka përcjell informatat e stafit të sigurisë amerikane tek radikalët e Shtetit Islamik.

Ferizi u ekstradua nga Malajzia dhe u paraqit të mërkurën në gjykatën e Virgjinias në SHBA duke u përballur me akuza për terrorizëm. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me 35 vjet burg.

Ferizi dyshohet se ka kryer një sulm kibernetik ku mori të dhëna personale të më shumë se 1.300 vetëve nga ushtria dhe personeli qeveritar amerikan dhe ato ia ka përcjellë një militanti të ISIS-it.

Ferizi besohet se është udhëheqës i një grup të hakerëve e quajtur “Kosova Hacker’s Security”, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve pas arrestimit të tij tetorin e kaluar.

Deklarata e njëjtë pretendonte se Ferizi, i njohur me nofkën e tij të hakerit “Th3Dir3ctorY”, jo-ligjërisht ka dorëzuar informacione tek anëtari i ISIS-it, Junaid Hussain, me nofkën Abu Hussain al-Britani, ndërmjet qershorit dhe gushtit të vitit 2015.

Dokumenti në duart e ISIS po ashtu përmban emrat, emailat, fjalëkalimet dhe numrat e telefonit të personelit ushtarak dhe qeverisë së SHBA-së.

Ferizi me origjinë nga Gjakova ishte duke studiuar shkencat kompjuterike në Malajzi.

Në një intervistë për KALLXO.com në tetor të vitit të kaluar, një ditë pasi Arditi ishte arrestuar në Malajzi, babai i tij Naim Ferizi deklaronte se familja e tij është familje pro-amerikane, nuk e mbështet ISIS-in dhe se disa herë kishin aplikuar në lotarinë amerikane për Green Card.

http://kallxo.com/ekskluzive-ne-shtepine-e-ardit-ferizit-nuk-jemi-isis/