Grabitje e armatosur në kazino në Fushë- Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 23 në një kazino në magjistralen Prishtinë- Fushë- Kosovë.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha për KALLXO.com se persona të dyshuar kanë vjedhur një shumë të caktuar të parave.

“Persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti tha se policia po punon në identifikimin e personave të dyshuar për këtë rast.