Ilustrim

Grabitet bankomati i një banke në Prishtinë, hajnat përdorin eksploziv

Një rast i grabitjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bankomatin e një banke në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policicë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Me 07.04.2019 rreth orës 04:00 në rr. Nazim Gafurri, në-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit. Nga informacionet e para dyshohet se 4 persona të dyshuar, kanë depërtuar me forcë në objektin ku ka qenë i vendosur bankomati. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke përdorur substancë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të policisë.

Policia njofton se ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të saj.