Grabitet banka në Ferizaj

Katër persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë të parave në filialin e Raiffeisen Bank në rrugen magjistrale Prshtinë- Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16. Katër të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Gashi tha se policia është në kërkim të personave të dyshuar. Nuk raportohet për persona të lënduar.